Shala i quan qesharake akuzat ndaj tij: S’ka pasur nevojë të bëhej ky film, s’kam bërë ndonjë krim

Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ka nisur paraqitja e parë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, shkruan Ballkani.info

“Komandant Ujku”, pasi u pyet nga gjykatësi Nicolas Guillou nëse i ka kuptuar akuzat të cilat i ngarkohen, tha: “Po i nderuar, i kuptova. Qesharake më duken”.

Shala akuzohet për krime lufte, ushtrim të dhunës fizike dhe psikike, trajtim çnjerëzor, gjatë vitit 1999 në Kukës, në një ish-fabrikë metali.