Shala i PDK’së: Xhafa ka ofenduar edhe njëherë vushtrriasit, Ferit Idrizi ka me të mujtë së bashku me rininë

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Muzafer Shala ka reaguar ndaj kryetarit aktual të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, duke thënë se ka ofenduar edhe një herë qytetarët e kësaj komune.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Shala ka thënë se Xhafer Tahiri ka ofenduar edhe një herë vushtrriasit.

“Paska deklaruar se pret një dyndje nga Skenderaj dhe Mitrovica për të ndihmuar Ferit Idrizin. Këto janë “fore” të kohës së shkuar. Ferit Idrizi ka me të mujtë së bashku me rininë dhe me të gjithë qytetarët e Vushtrrisë”, ka shkruar ai.

Ndërkaq kujtojmë se në zgjedhjet e 17 tetorit që u mbajtën këtë të diele, Ferit Idrizi i PDK-së ka fituar 34,89% të votave në Vushtrri, ndërsa i dyti është Xhafer Tahiri nga LDK me 33,77%.

Kështu në balotazh me 14 nëntor do të jenë, Idrizi dhe Tahiri.