Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës nga radhët e LDK-së, Ardian Shala sot ka vizituar fshatin Stravuqinë, shkruan Gazeta Demos.
“Investimet që do t’i bëjmë në fshatin Stravuqinë, janë hartuar sipas nevojave dhe kërkesave të këtyre banorëve” tha ai,
Postimi i plotë:
Fshati i vogël, por, me banorët me shpirt të madh, Stravuqina, ishte vendi i takimit elektoral të radhës.
Investimet që do t’i bëjmë në fshatin Stravuqinë, janë hartuar sipas nevojave dhe kërkesave të këtyre banorëve, si vijon:
Rregullimi i ujësjellësit të fshatit,Zgjerimi i rrugës “Zenel Morina”, Rregullimi i Kronit “Kamer Loshi”, si dhe Vazhdimi i rrugës “Isa Morina” deri te varrezat.
Respekti për banorët e këtij fshati do të jetë i përmbyllur kur t’i zgjidhim problemet infrastrukturore, e kjo do arrihet me ne, në qeverisjen e ardhshme 4 vjeçare.
Suhareka për të gjithë, është energjia jonë e fitores!Kjo është rruga jonë për qeverisje të mirë, për të gjithë!
#LDK160#ArdianShala+3







