Shala i LDK-së, prezanton shtyllat kryesore të programit qeverisës, për katër vitet e ardhme

Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës nga radhët e LDK-së, Ardian Shala  ka prezantuar shtyllat kryesore të programit për mandatin e ardhshëm qeverisës.

“Në katër vitet e ardhme, premtimet e mia të zbatueshme për interesin e përbashkët është krijimi i Minizonave ekonomike, krijimi i ekipit për aplikime në fondet e pushtetit qendror dhe fondet ndërkombëtare, nga BERZh-i, BE-ja, programet rajonale e deri te subvencionimi institucional për rritjen e konkurrueshmërisë dhe kapacitetet tjera ne fondet e BE-së apo fondet tjera globale.” tha ai.

Do të angazhohem të jem bashkëpunues me komunitetin e biznesit, sepse, kompanitë e forta të Suharekës, ndikojnë në ngritjen e cilësisë së jetës së suharekasve.

Shkrimi i plotë:

Në katër vitet e ardhme, premtimet e mia të zbatueshme për interesin e përbashkët është krijimi i Minizonave ekonomike, krijimi i ekipit për aplikime në fondet e pushtetit qendror dhe fondet ndërkombëtare, nga BERZh-i, BE-ja, programet rajonale e deri te subvencionimi institucional për rritjen e konkurrueshmërisë dhe kapacitetet tjera ne fondet e BE-së apo fondet tjera globale.

Do të angazhohem të jem bashkëpunues me komunitetin e biznesit, sepse, kompanitë e forta të Suharekës, ndikojnë në ngritjen e cilësisë së jetës së suharekasve.

Do të motivoj rritjen e investimeve për të qenë të parët në Kosovë.

Sektorët ku do të përqendrohem do të jenë prodhimi dhe zhvillimi i turizmit malor, përkrahja e konsumit të prodhimeve vendore, gastronomisë me prodhime tradicionale, dhe konsumin e prodhimeve bio dhe investimet në bujqësi.

Me ekipin tim profesional, konsiderojmë se do të krijojmë lehtësirat me heqjen e taksës komunale, duke motivuar gratë dhe rininë në biznes, në veçanti në fushën e inovacionit dhe zhvillimit të talenteve në prodhim.Në takim e sotëm të organizuar nga shoqata e biznesit “QBS”, e cila përfaqëson bizneset e komunës tonë, i falënderova për bashkëpunim, dhe premtova se do ta mbaj derën hapur për komunitetin e biznesit, gjatë katër viteve në mandatin e ardhshëm.

Dera e hapur nënkupton edhe rrugëtim të përbashkët për Suharekën tonë

Ju faleminderit.

Suhareka për të gjithë!#LDK160#ArdianShala