Kryetari, së bashku me kandidatin për Kuvend Komunal Edison Beqiri, sot në mëngjes e ndanë kafen me qytetarët e Shalës. Banorët e kësaj treve shprehën mirënjohje për investimet e shumta të realizuara gjatë dy mandateve të tij, të cilat kanë sjellë zhvillim të prekshëm për komunitetin.

Në takim u theksua se fjala e dhënë nga Kryetari është zotim i mbajtur dhe se në mandatin e ardhshëm projektet për Shalën do të shtohen edhe më shumë. Mbështetja e fuqishme e qytetarëve shihet si garanci për fitore dhe për një të ardhme më të mirë për këtë zonë.