Shala i dorëzon Rozeta Hajdarit detyrën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u bë dorëzim-pranimi i detyrës së ministrave.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ia dorëzoi detyrën me planet dhe objektivat për vitin 2020 ministres së re, Rozeta Hajdari.

Me këtë rast, Shala e uroi Hajdari për pozitën e re dhe më pas e njoftoi shkurtimisht për punën dhe projektet e përfunduara dhe ato në vazhdimësi.

Ndërkaq, Hajdari shprehu gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me të gjithë për t’i zhvilluar fushat që janë në kuadër të kësaj ministrie, që do të ndikojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.

Kompetencat e këtij dikasteri,  do të kalojnë nën ato të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike.