Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës nga radhët e LDK-së, Ardian Shala përmes një postimi në facebook ka thënë se dita ndërkombëtare e Turizmit, qytetin tonë Suharekën, për këtë veprimtari e gjen në gjndje jo të mirë, e më pas i tregon dhe investimet që do i bëjë, shkruan Ballkani.info.

“Fokusi ynë në programin qeverisës do të jetë në zhvillimin e turizmit malor, ku në kuadër të këtij projekti kemi planifikuar investime si:

Ndërtimi i infrastrukturës

Ndërtimi i rrugëve duke i lidhur fshatrat Budakovë,Vraniq, Maqiteve, Dolloc, Mushtisht dhe Greikoc.

Shënjëzimi dhe emërtimi i rrugëve

Hapja e shtigjeve të ecjes në zonat malore që i lidh 5 fshatrat

Krijimi i hartës digjitale turistike, të kësaj zone, ku mund të përfshihen rrugët, shtigjet, krojet, restorantet, bujtinat, fermerët që ofrojnë produktet e tyre ushqimore – bio produkte.

Stimulimi/Subvencionimi i banorëve të këtyre fshatrave për hapjen e bizneseve të reja dhe zgjerimi i atyre aktuale.

Ndërtimi i dy vendtakimeve, “CHECK POINT” me infrastrukturë përcjellëse, nyje sanitare, vendparking, ndriçim, WIFI, pika vrojtimi, kiosk, ku qytetarët kanë mundësi të ndalojnë dhe të furnizohen me gjëra të nevojshëm për ecje, piknik dhe të vrojtojnë pamjen e qytetit dhe ato qe i ofron natyra e bukur suharekase.

Njëri piktakim do të ndërtohet mbi fshatin Budakovë dhe njëri do të ndërtohet mbi fshatin Dolloc.

Ndërtimi i shtegut të biciklistëve “off road” në fshatin Dolloc për atraksion dhe organizim të garave.

Rregullimi i krojeve dhe hapësirave për rreth krojeve ku qytetarët mund t’i shfrytëzojnë për pushim dhe furnizim me ujë.

Shënjezimi përmes tabelave informative i monumenteve, shpellave, zonave me rëndësi të veçant, gurëve, rrugëve, etj”, u shpreh ai.

Postimi i plotë: