Shala e Nagavci përplasen për NISMËN: “T’i ske grup parlamentar”, “Mos komento, kujdes kur flet me mua”

Deputeti Endrit Shala, është përplasur me kryesuesn e Kuvendit Arbërie Nagavci, pasi kjo e fundit ia dha fjalën Shalës, si deputet i pavarur pa grup parlamentar pasi që Nisma për Kosovën nuk ka Grup Parlamentar pas daljes së deputetit Haxhi Shala në grupin parlamentar të AAK’së.

Deputeti Shala i ka kërkuar Nagavcit që të mos jap komente tjera pasi ai është deputet i Nismës për Kosovën.

“Unë nuk jam i pavarur, mos jep komente, kur të folsh në raport me mu ki kujdes, ju nuk keni të drejtë të më jepni mbiemra tjerë, unë e kam emrin Endrit Shala dhe jam deputet i Nismës”, ka thënë deputeti Shala.

Shala është përplasur edhe me deputetin tjetër të VV’së, Salih Zyba duke i thënë se nuk e kishte reagimin me të dhe nëse nuk dëshiron të dëgjojë të fusë kufjet në vesh.