Zyrtari i NISMA Socialdemokrate Granit Shala, ka bërë të ditur se ky subjekt politik do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit, me numrin 121.

Këtë numer, Shala e ka ndërlidhur me Brigadën 121 Kumanova e Komandant Çelikut.

“Numri 121 me një ndërlidhje të madhe kohore, dikur brigada 121 Kumanova e Komandant Çeliku, sot NISMA e Çelikut garon me këtë numer historik bashkë #MeÇlirimtarët”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.