Shala dhe kongresisti amerikan Hall vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë

Ish-ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Ai ka bërë të ditur se në këtë vizitë është shoqëruar nga kongresisti amerikan, Tony Hall.

“Miku i mirë në ditë të vështirë. Vizitë për të vërtetën dhe të drejtën, te ata dhe me ata që thyen paradigmat dhe frikën, te ata dhe me ata që sollën lirinë dhe dinjitetin tonë, me njeriun e të vërtetës Ambasador/Congressman T. Hall. Zoti i bekoftë miqt tonë”, ka shkruar Shala në Facebook.

Postimi i plotë: