Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiane, Asif Iqbal, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit.
Në një postim në Facebook, Shala ka shkruar se ka siguruar Iqbal që çdo investitor që shpreh interes për të investuar kapitalin e tij në Kosovë, do të ketë të gjitha lehtësirat që i mundëson ligji.
Më poshtë postimi i Shalës:
“Sot prita në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiane Asif Iqbal, që diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare. Delegacionin e Odës Ekonomike Indiane e informova për mundësit që ofron Kosova për investitorët e huaj dhe Ligji për Investime Strategjike që është duke u aplikuar tashmë dhe ka sjell efekte të jashtëzakonshme” tha Shala.
I sigurova që për çdo investitor që shpreh interes për ta investuar kapitalin e tij në Kosovë, do t’i ketë të gjitha lehtësirat që na i mundëson ligji.
/Ballkani.info/







