Video

Shakira titullon këngën e re sipas pseudonimit që i kishin vënë miqtë e Pique? Aludohet për një tjetër ‘diss’

Pas ndarjes nga Gerard Pique, Shakira është fokusuar me gjithë forcat në karrierën e saj, ndërsa nesër (e mërkurë, 20 shtator) do ta prezantojë këngën e re me një titull mjaft interesant.

Ditë më parë, këngëtarja kolumbiane ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fragment të materialit të ri muzikor me titull “El Jefe” (“Shefi”).

Videoja e shkurtër në të cilën ajo këndon një pjesë të këngës së re dhe kërcen, tashmë ka mbledhur mbi 2.3 milionë pëlqime.

Mijëra fansa shkruan në komente se mezi po e presin këngën e re, e disa vunë re se në kjo këngë mund të jetë një tjetër ‘diss’ për Pique dhe miqtë e tij.

Pas ndarjes së çiftit, miqtë e ish-futbollistit të Barcelonës kishin deklaruar se spanjolli ka qenë ‘viktima’ e saj dhe se këngëtarja ka dominuar në lidhje aq sa ata ia kishin vënë nofkën ‘Shefja’. /Telegrafi/