Shakira

Shakira shkëlqen me një dukje plot stil teksa merr pjesë në “Art Basel”

Shakira shkëlqeu nga gëzimi teksa po shikonte pamjet në ngjarjen vjetore të mbushur me yje, ‘Art Basel’.

Këngëtarja kolumbiane, e cila thuhet se po përgatit një dokumentar bombastik, u pa duke pozuar me fansat në hyrjen VIP të Qendrës së Konventave në Miami Beach të mërkurën.

Ajo e la fashionisten e saj të brendshme të shkëlqejë me një bluzë me jakë, pantallona lëkure dhe taka të larta, shkruan DailyMail.

Sa i përket aksesorëve të saj, Shakira, 46 vjeçe, zgjodhi të stilonte dukjen e saj me një çantë elegante ‘Burberry’.

Flokët e saj brune i lëshoi në valë të lirshme me shkëlqim që ishin ndarë në qendër.

Gjithçka vjen pasi Shakira arriti një marrëveshje me autoritetet spanjolle muajin e kaluar për të shmangur një gjyq në Barcelonë për akuzat se ajo nuk kishte paguar 12.5 milionë futne (14.5 milionë euro) tatim mbi të ardhurat e fituara midis vitit 2012 dhe vitit 2014.

Prokurorët thanë në korrik se do të kërkonin një dënim me burg prej tetë vjet e dy muaj dhe një gjobë prej 21 milionë funtesh (24 milionë euro) për këngëtaren, e cila ka bërë për vete fansat në mbarë botën për hitet e saj në spanjisht dhe anglisht në zhanre të ndryshme muzikore. /Telegrafi/