Sakira
Shakira mbron fansin nga sigurimi, e puth atë në koncert
Shakira ka bërë një gjest shumë të mirë në koncertin e saj më të fundit.
Këngëtarja kolumbiane ka qenë duke performuar në Meksikë, në një nga koncertet e turneut të saj ‘El Dorado’.
E derisa ajo po këndonte këngën e njohur ‘La Bicicleta’, një fans është ngjitur në skenë dhe ka shkuar drejt këngëtares për ta përqafuar.
Sigurimi ka intervenuar menjëherë, duke tentuar ta largojë fansin, por këngëtarja e ka mbrojtur fansin nga sigurimi, më pas ka bërë një fotografi me të dhe i ka dhuruar një puthje në faqe.
Fansat po e lavdërojnë shumë këtë veprim të saj dhe videoja po shpërndahet gjithandej në internet.