Shakira akuzohet për plagjiaturë në këngën që i dedikoi Pique

Shakira pas “Monotonia” është rikthyer me deklarata të reja dhe akoma më të mprehta, teksa tekstin e këngës së saj të re ia ka dedikuar Gerard Pique dhe partneres së tij, Clara Kia Marti.

“Dy fytyra që nuk e duroj, unë që i kam vënë duart në zjarr për ty”, ka thënë këngëtarja kolumbiane në këngën e saj të mëparshme, për t’u rikthyer duke thënë “Ti këmbeve një Rolex me një Casio” në këngën e saj të re me titull “Bzrp. Sesionet muzikore 53″.

Megjithatë, kënga, e cila tashmë ka grumbulluar mbi 63 milionë shikime, është produkt i plagjiaturës sipas akuzave të hedhura nga këngëtarja dhe kantautori Briella.

Pavarësisht suksesit të padiskutueshëm, Shakirës po i shtohen aventura të reja. Listës së zezë të jetës së saj, përveç mashtrimit tatimor, mundësisë së burgimit, mosmarrëveshjeve me Gerard Pique-n dhe bashkëkujdestarisë së fëmijëve, i shtohet edhe plagjiatura e lartpërmendur.

Fakti u bë i ditur nga vetë kantautorja, e cila përmes Tëitter ndau këngën e saj të titulluar “Solo Tu” (“Vetëm ti”), e cila u publikua në qershor 2022 dhe e krahasoi atë me këngën e Shakirës.

Shikoni videon