Shakaja që kushtoi shtrenjtë: U shtir në tren kinse po pëson sulm nga COVID-19, dënohet me dy vite burgim

Një djalit të ri nga Rusia një shaka e “pa kripë” i kushtoi me dy vite burgim, kur vendosi që të tallet me masën në metro dhe të shtiret kinse po pëson sulme si rezultat i simptomave të forta të koronavirusit – duke i detyruar pasagjerët e tjerë të ikin nga frika se edhe ata mund të infektohen.

Karomatullo Dzhaborov, 26-vjeç, u filmua duke u rrëzuar në dysheme dhe duke filluar të dridhet kinse po pëson një sulm si pasojë e koronavirusit.

Gjithçka ndodhi në një tren të metrosë së Moskës gjatë shkurtit të vitit të kaluar, ku pasagjerët tjerë fillimisht vrapuan për ta ndihmuar – por kur dëgjojnë dikë duke thënë se ka koronavirusin, filluan të ikin.

Megjithatë aty u shfaq një patrullë e policisë që fillimisht e dërgoi në spital për t’u siguruar që ai nuk është sëmurë, dhe më pas është dërguar në paraburgim.

E gjykata e Moskës ka marrë vendim, duke ia shqiptuar dënimin prej dy viteve e katër muaj burgim. Hiq më lehtë nuk kanë shpëtuar edhe dy persona tjerë që e shoqëruan dhe që ishin pjesë e kësaj shakaje.

Stanislav Melikhov dhe Artur Isachenko u dënuan me dy vite me kusht – por ajo çfarë u kushtoi më shumë është humbja e vendit të punës.