VIDEO

Shakaja e Kurtit për eksportin: Më kanë thanë në Zvicër fol me përqindje se 1 miliardë s’janë pare për ata

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dje ka takuar kandidatët shqiptarë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit në Zvicër.

Kurti në këtë bashkëbisedim është pyetur edhe për bashkëpunimin tregtar në mes të dy shteteve dhe për atë që mund të bëhet më shumë në aspektin e bashkëpunimit ekonomik.

Ai ka përmendur rritjen e eksportit në Kosovë, duke thënë se gjatë këtij viti ka arritur të kalojë shifrën 1 miliardë euro.

Kryeministri kosovar me këtë rast është kujdesur që të bëjë edhe pak shaka, duke thënë se e kanë porositur që në Zvicër të flasë me përqindje, meqë për një shtet si Zvicra 1 miliardë euro s’janë asgjë.

“Eksportet sivjet për herë të parë e kalojnë 1 miliardëshin. Më kanë thanë këtu në Zvicër ma mirë fol me përqindje se s’janë pare ato për Zvicrën”, ka thënë Kurti.