Në një intervistë për DW, Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, analizon ndikimin e ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës tek shqiptarët në Luginën e Preshevës me theks të veçantë tek takimi mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.
Kamberi ndan shqetësimin se hapat e mëdhenj do të jetë të vështira në raportet Prishtinë-Beograd.
Por, kjo mund të ndryshoj vetëm me presion ndërkombëtar. Ai thotë se shqiptarët në Luginën e Preshevës e mirëpresin një marrëveshje me Serbinë pasi kjo mund të ndikoj në ndërprerjen e diskriminimit të tyre nga qeveria në Beograd.







