Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 57, Shaip Kadriaj, po vazhdon aktivitetet dhe takimet me bashkatdhetarë në diasporë, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet.

Përmes një postimi, Kadriaj ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë zhvilluar takime në Lozanë, Fribourg dhe Zürich, ku sipas tij është parë një energji dhe përkrahje e madhe nga mërgata shqiptare.

“Plot energji me Kryetarin Adhurimin dhe Artanin. Vazhdojmë sot takimet në Lozanë, Fribourg dhe Zürich, me përkushtim e mobilizim të madh për rrugëtimin tonë”, ka shkruar Kadriaj.

Ai ka vlerësuar rolin e diasporës në proceset politike dhe zhvillimin e Kosovës, duke theksuar se mbështetja e bashkatdhetarëve po i jep forcë dhe motivim rrugëtimit të Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje.