Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 57, Shaip Kadriaj, ka zhvilluar një takim me strukturat e nëndegës së partisë në Gjenevë, ku ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe punën e vazhdueshme të mërgatës shqiptare në Zvicër.

Përmes një postimi, Kadriaj tha se kishte kënaqësinë të ishte në mesin e bashkatdhetarëve, të cilët sipas tij po japin kontribut të madh në organizimin dhe mobilizimin për zgjedhjet.

“Sot pata kënaqësinë të jem në mesin e strukturës së nëndegës në Gjenevë, ku i falënderova për punën e palodhshme në terren dhe angazhimin e vazhdueshëm për regjistrime. Të bashkuar, me vizion të qartë për një Kosovë më të fortë, me Bedri Hamzën kryeministër”, ka shkruar Kadriaj.

Ai po garon në zgjedhjet parlamentare si kandidat për deputet në listën e PDK-së me numrin 57, ndërsa ka marrë mbështetje të konsiderueshme nga mërgata shqiptare në Zvicër.

Në postimin e tij, Kadriaj ka bërë thirrje për mobilizim dhe mbështetje për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza.

PDK 125 ✓
Bedri Hamza 1 ✓
Shaip Kadriaj 57 ✓