Kandidati për deputet me numër 57 nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaip Kadriaj, ka përkujtuar viktimat e Masakrës së Tusuzit në 27-vjetorin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Përmes një postimi, Kadriaj ka bërë të ditur se ka zhvilluar homazhe në vendin ku, sipas tij, paramilitarët serbë kryen masakrën ndaj civilëve të pafajshëm.

Ai ka theksuar se kujtimi për viktimat mbetet i gjallë dhe se dhimbja për krimet e luftës nuk shuhet me kalimin e kohës.

“Nderim i përjetshëm për viktimat dhe respekt për sakrificën e tyre”, ka shkruar Kadriaj në postimin e tij.