Mërgimtari dhe veprimtari i njohur shqiptar që jeton në Zvicër, Shaip Kadriajt, ka shprehur mbështetjen e tij për “Marshin për Liri”, i cili pritet të mbahet më 12 shtator në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Përmes një postimi, Kadriajt ka bërë thirrje për mbështetje të këtij organizimi, të cilin e ka lidhur edhe me aktivitetet në prag të 16 shtatorit në Hagë.
“Në mbështetje të Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 Shtator, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë”, ka shkruar Kadriajt.
Ai ka theksuar se ky organizim vjen “në vazhdën e organizimit për 16 Shtatorin në Hagë”.
Kadriajt, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Zvicër, është një nga zërat e mërgatës shqiptare që vazhdimisht ka shprehur qëndrimet e tij për çështjet kombëtare dhe për zhvillimet që lidhen me Kosovën.
“Marshi për Liri” në Prishtinë pritet të jetë një prej organizimeve në kuadër të aktiviteteve që lidhen me 16 shtatorin në Hagë.







