Ditën e sotme ishte Shaban Syla i cili i kërkoj falje publike Gani Gecit, pas disa akuzave të hedhura në drejtim të tij .

E pas kësaj kërkim faljeje, ka ardhur edhe reagimi i Gani Gecit.

Geci ka theksuar se e pranon këtë kërkim falje si akt akt moral dhe njerëzor të kujdo që kërkon falje. /Ballkani.info/

Postimi i plotë i Gecit:

Të nderuar qytetarë,

Para pak minutave më thirri në telefon një gazetar i gazetës “Insajder” dhe më pyeti se a e pranon kërkim faljen e Shaban Syles.
I thash gazetarit prit pak ta lexoj
dhe pasi e lexova kërkim faljen e Shaban Sylës.
E pranoj kërkim faljen si akt njerëzor dhe moral të kujt do qoftë që kërkon falje .
Edhe një herë une jo vetëm Shaban Sylës, po kujt do në Republikën e Kosovës dhe anembanë shqiptarisë, që ka dyshime në mua, vëllezërit e mij, nipat e mij por që ka dyshime edhe në babain tim që u vra me 1981, babgjyshin tim që u vra me 1945, ktaragjyshin tim që u vra me 1903 që i ka bërë një të keqe tinëz dhe mbrapa shpine familjarve të ndokujtë qe 120 vjet e këndej ne si stërnipa jemi në gjendje ti përgjigjemi.
Mua më vjen keq per rastin që ka ndodhur në Drenas ku ka mbetur i vrarë një veteran i luftës familjes Demiri së të ndjerit i shprehim ngushllime.
Kërkim falja është akt njerëzor sepse nuk ka njeri të pagabueshëm në botë.