Shaban Gogaj mbetet në paraburgim, shtyhet vendimi për vrasjen e Agonis Tetajt

Gjykata Themelore e Pejës sot ka marrë vendim që të rihap rastin lidhur me vrasjen e Agonis Tetajt, në vendin e tij të punës në shtator të vitit 2018.

I akuzuari për vrasjen e të riut nga Deçani, Shaban Gogaj, ka mbetur në paraburgim.

Ndryshe, një video nga vrasja e Agonis Tetajt është publikuar të mërkurën nga babai i Agonisit, pas rikualifikimit të veprës penale nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje nga pakujdesia”.

Sipas Isuf Tetajt, u manipulua kur vepra e vrasjes së djalit të tij u rikualifikua nga “vrasje e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia”.

https://ballkani.info/shtyhet-shpallja-e-aktgjykimit-per-vrajsen-e-agonis-tetajt-nga-shaban-gogaj-rihapet-seanca-e-shqyrtimit-gjyesor/