“S’guxon me shkru ti për mu”| Zv/ministri i Kurtit kërcënon analistin Pozhari

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka thënë se është kërcënuar nga një zëvendësministër i Qeverisë Kurti.

Pozhari përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se zëvendësministri, emrin e të cilit nuk e ka bërë publik, e ka kërcënuar që të mos shkruajë për të.

“Sonte një zv/ministër i Qeverisë Kurti të cilin e kam kritikuar më parë për deklarime absurde, më kërcënoi me fjalët: Ti më për mu kurrë nuk guxon me shkru. Sa poshtë kanë rënë disa!”, ka thënë ai.