Sfilata e modës në Gjermani, shoqërohet me këngën e Young Zerkës (VIDEO)

Suksesi i artistëve shqiptar jashtë vendeve ku flitet shqip, tanimë është bërë i përditshëm.

Të njohur në të gjitha anët e botës, këta artistë kanë arritur që përmes muzikës së tyre të pëlqehen edhe nga popujt që nuk i kuptojnë se çfarë gjuhe flasin.

Së fundmi, në një sfilatë për moderatoren më të ‘nxehtë’ në Gjermani, është dëgjuar kënga e Young Zerkës, shkruan Ballkani.info.

Në videon e mëposhtme, moderatorja shihet duke bërë sfilatë mode duke u shoqëruar kështu nën tingujt e këngës së Young Zerkës – Like Rihanna. /Ballkani.info