Sfidat e punëtorëve socialë gjatë pandemisë, pa pajisje mbrojtëse e pa përkrahje materiale

Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale në bashkëpunim me Departamentin e Politikave

Sociale dhe Familjes dhe Lidhjen e Qendrave për Punë Sociale kanë realizuar takim të përbashkët me temën “Sfidat e QPS-së në kohën e pandemisë”.

Në këtë takim morën pjesë udhëheqësit e QPS-ve, Departamentit për Politika Sociale dhe Familjen ku diskutuan sfidat dhe vështirësitë e Qendrave për Punë Sociale, në të gjithë Kosovën, gjatë periudhës Mars 2020 – Shkurt 2021.

Gjatë këtij takim të gjithë erdhën në konkludim se në këtë periudhë QPS-të janë përballur me sfida të ndryshme, të cilat kanë vështirësuar jashtëzakonisht shumë ushtrimin e detyrës dhe ofrimin e shërbimeve sociale profesionale adekuate për qytetarët e tyre në gjendje të nevojës sociale.

Në këtë takim janë shprehur disa nga sfidat me të cilat janë përballur dhe vazhdojnë të përballen

Qendrat për Punë Sociale, te cilat janë të listuara në vijim: Mos trajtimi i punëtorëve social si staf esencial, në kuadër të planit operacional në situata krizash (kur dihet se mobilizimi i stafit social në kuadër të të gjitha fatkeqësive është me prioritet, pra edhe gjatë pandemisë COVID 19) .

– Mungesa e pajisjeve mbrojtëse, ku për pasojë ka pasur punëtorë socialë të vdekur dhe shumica e punëtorëve tjerë janë të infektuar në vendin e punës;

– Vendimi nga Qeveria për zbatimin e Masës 15, ku janë trajtuar mbi 70 000 aplikacione të qytetarëve, ishte kompetencë e cila nuk i ka takuar QPS-së;

– Mos përfshirja e zyrtarëve të QPS-së në Masën 6;

– Kufizimet dhe lirimi nga detyra e stafit mbi moshën 60 vjeçare dhe me sëmundje të ndryshme shoqëruese, duke mos i zëvendësuar me staf tjetër. QPS-të edhe ashtu në të gjithë Kosovën janë në mungesë të stafit;

– Mos përfshirja e stafit të QPS-së në asnjë pako të rimëkëmbjes ekonomike, dhe përgjatë gjithë periudhës asnjë nga ta nuk është kompensuar me ndonjë përkrahje materiale apo financiare;

– Mos pagesa e kujdestarisë dhe rrezikshmërisë për punën të cilën e bëjnë, përderisa shumë nga zyrtarët në institucione me rrezikshmëri shumë më të vogël kompensohen;

– Mungesa e pajisjeve të punës duke filluar prej gjërave bazike si veturë për punë në teren, pajisje të teknologjisë informative, kompjuter, printer e toner;

– Trajtim jo adekuat nga komunat, duke i konsideruar QPS-të ende si pjesë e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale;

– Shpërbërja e MPMS gjatë pandemisë, dhe komplikimi i situatës edhe ashtu të rënduar;

– Angazhimi me donatorë të ndryshëm në identifikimin e familjeve, përpilimin e listave, shpërndarjen e të mirave pa asnjë kompensim shtesë;

– Përballja me vështirësi rreth akomodimit të viktimave të krimit dhe personave tjerë pa kujdes familjar, në mungesë të institucioneve përcjellëse;

– Mos trajtim i stafit të QPS-së si zyrtarë profesionalë siç e parasheh Ligji, por vetëm si nëpunës civil administrativ;

– Futja në përgjegjësi dhe obligime të QPS-ve nga ministritë e ndryshme pa njoftim dhe konsultim paraprak, dhe përforcim me kapacitete njerëzore dhe financiare;

– Mungesë e një grandi specifik për Qendrën për Punë Sociale për ofrim dhe kontraktim të shërbimeve sociale.

Pjesëmarrësit në këtë takim: përfaqësues e QPS-ve por dhe përfaqësuesit e Lidhja e Qendrave për Punë Sociale e Kosovës dhe Sindikata e Punëtorëve Social të Kosovës kërkojnë nga institucionet qendrore dhe lokale që sfidat e lartcekura të konsiderohen e të trajtohen me kujdes dhe të merren në shqyrtim kërkesat e mbi 400 punëtorëve socialë të QPS-ve në nivel të Kosovë.

Rreth 120 000 shërbime sociale profesionale brenda vitit ofrohen për qytetarët e Kosovës, si dhe mbi 25 000 familje me 100 000 anëtarë në Skemën e Ndihmës Sociale.