Sfarqa: Vjosa pamëshirshëm po punon kundër shtëpisë së vet

Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa, tha se asambistët e larguar nga kjo parti nuk do të kenë asnjë efekt në organizimin e LDK-së dhe në zgjedhjet që do të mbahen në fillim të vitit 2021.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Frontal” në T7, Sfarqa pret se veprimet e saj do të kenë efekte kundërproduktive, pasi sipas tij, ajo po punon pamëshirshëm në mënyrë të organizuar kundër shtëpisë së saj.

“Realisht unë shpresoj dhe pres efekte kundërproduktive të saj, se ajo pamëshirshëm po punon në mënyrë të organizuar kundër shtëpisë së vet, madje duke futur në funksion edhe zyrat e presidencës për listën e saj. Asamblistët e larguar nuk do të kenë asnjë efekt në organzimin e LDK-së dhe në zgjedhje. Ata nuk janë ndonjë strukutur e organizuar janë disa asamblistë që kanë qenë në përfundim të punës së tyre.  Disa e duan LDK vetëm kur është në pushtet, ata kanë lëvizuar edhe më herët” tha Sfarqa.