Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, para katër vitesh (28 maj 2018) kishin pasur një përplasje gjatë emisionit “Jeta në Kosovë” me tashmë kandidatin për deputet nga LDK-ja, Muharrem Sfarqa.

Sfarqa gjatë debatit i kishte dhënë një sugjerim Osmanit pasi sipas tij nuk mjafton me qenë femër për ta udhëhequr një parti.

“Nuk mjafton me qenë femër ose nuk mjafton me qenë e re as i ri me udhëheq një parti. Osmani ka një mungesë të përvojës pasi nuk ka qenë as kryetare as e nëndegës as e degës për me qenë kryetare e degës dhe ky është një paradoks”, shkruan telegramisot.

Osmani i është kundërpërgjigjur Sfarqës duke thënë që edhe vetë lideri i tanishëm i LDK-së Mustafa kur ka ardhë ka qenë ministër por jo anëtar i LDK-së.

“Mustafa më ka gjetur në LDK, kur ka ardhë aty ka qenë ministër por jo anëtar i LDK-së”.

Sfarqa ka insistuar duke thënë që Osmani është një “produkt i mediave”.

“Osmani nuk e ka provuar me qenë humbës pasi kanë pasë forma të tjera të ekzistencës. Ne nuk mund të flasim për njerëz që kanë merita në parti dhe jo në strukturë pasi i bie që janë më shumë produkt të mediave”.

Më poshtë mund ta ndiqni debatin e plotë:

loading…