Është zyrtare: Do të ketë edhe më shumë nga seria e Casa de papel.

Sezoni i tretë i serialit “Casa de Papel” ose ndryshe i njohur me emrin “Money Heist”(Shtëpia e parave) ka dalur në transmetim më 19 korrik dhe me sa duket të gjithë ata që kanë përcjellur këtë serial kanë mbetur të befasuar nga kjo sezonë, por me sa duke historia nuk ka mbaruar.

Ky serial, që sipas “Forbes”, është njëri prej serialeve më të popullarizuara në platformën më të njohur televizive “Netflix” që nga viti 2018 – raportohet që do të rikthehen me një sezone tjetër dhe me sa duke të gjithë fansat janë të lumtur dhe presin një datë se kur do të transmetohet kjo sezonë, raporton “The Oprah Magazine”.

Netflix ende nuk ka bërë ndonjë njoftim, por Alex Pina, krijuesi i këtij seriali ka thënë se historia e “Salva” – ndryshe i njohur në serial me emrin Profesor, dhe të të gjithë të tjerëve, nuk ka mbaruar, transmeton lajmi.net.

Ende nuk dihet se kur do të rikthehen, nuk është bërë e ditur asnjë datë, por si shumë fansa të tjerë, jemi duke shpresuar për më shumë.

Sezona e parë është lëshuar më 9 maj 2017, përderisa e dyta u lëshua në platformë vetëm pas disa muajsh në Tetor të vitit 2017, ndërsa sezona e tretë këtë vit më 19 korrik, kështu që nëse dy sezonat e para kanë dalur njëra pas tjetrës fansat janë duke shpresuar se sezona e katër nuk do të marr shumë kohë për të dal.

loading…