Seven Saraçi gati për rikthim, thotë se sot incizoi versionin më të vështirë
Seven Saraçi po punon për projektet e reja muzikore.
Seven Saraçi tash e një kohë nuk ka qenë aktiv me këngë të reja, por është duke punuar për rikthim.
Reperi planifikon që të kthehet me projekte për tregun e huaj, ndërsa duket se ngjitja e tij në skenë është shumë afër.
Së fundi, ai publikoi një fotografi nga studio muzikore, ku me sinqeritet tregoi se ka incizuar versionin më të vështirë.
“Versioni më i vështirë që e kam incizuar ndonjëherë është përfunduar sot… nuk po gënjej”, ka shkruar Seveni.