‘S’është e vërtetë’: Kryetari i Sindikatës së sektorit privat i reagon Kurtit për “15 mijë vendet e punës”

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar sot një shkrim, që në rast se po të qëndronte e vërteta ashtu, shumëkush do të dëshironte që të jetonte në Kosovë.

I pari i ekzekutivit po pretendon se përveç 25 mijë vendeve të reja të punës “që u hapën” vitin e kaluar, 15 mijë të tjera janë krijuar nga janari e deri në gusht të këtij viti.

Kreu i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, shkurt i ka folur Nacionales për këto pretendime.

“Nuk është e vërtetë”,  tha ai.

Ndërkohë, në postimin e kryeministrit Kurti përmendëshin edhe rritje e eksportit, rritje të investimeve të huaja, ndihma për qytetarë e biznese.