Vlora Çitaku

Sërish Vlora Çitaku – Kurtit: Nëse mendon se marrëveshja me NATO-n është tradhti, tërhiqu

Vlora Çitaku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili sot në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se vazhdon të mendojë që marrëveshja që ka nënshkruar Kosova me NATO-n është e dëmshme.

Ajo tha se ky është një zotim i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës.

Madje ajo i ka bërë thirrje Kurtit që të tërhiqet nëse mendon se është bërë tradhti.

“Jo Kryeministër, nuk është marrëveshje. Është zotim i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës.  Tërhiqu nëse mendon se është bërë tradhëti. Ose leje mos bë lojra pa shije.  #NATO #Kosova”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Kryeministri Albin Kurti tha sot  se vazhdon që ta konsiderojë këtë marrëveshje të dëmshme për interesin e qytetarëve.

“Marrëveshja në fjalë që ka qenë një shkëmbim i letrave që ju e përmendet ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e qytetarëve të Kosovës. Unë vazhdoj t’i qëndroj pas asaj që kam thënë në vitin 2020. Unë nuk kam akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së për shkëmbim të letrave dhe nuk mund të kërkojë llogari prej tij. E kam akuzuar titullarin e mëhershëm të institucioneve të Republikës së Kosovës që kam dhënë firmën në një shkresë  të tillë.  Një problem që i ka rrënjët 8 vite më parë nuk mund të adresohet e rregullohet me një takim të vetë. Atëherë çështjen e kam referuar në prokurori dhe i mbetet prokurorisë. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe NATO-së do të vazhdojnë që të thellohen”, tha Kurti

“Unë u përgjigja që kjo është një marrëveshje e dëmshme që e kemi trashëguar si shumë fakte të mëhershme. Nuk mund ta rregullojë një të keqe të madhe me një takim të vetëm të parë. Më 19 prill 2013 ka nënshkruar ish-kryeministri i Kosovës me ish—kryeministrin e Serbisë në 15 pika, gjashtë prej të cilave i referohen Zajednicës. Aty janë rrënjët e së keqes. Aty kanë qenë dy marrëveshje. Një që është bërë me BE-në dhe një me NATO-n e që nuk është sjellë kurrë në Kuvendin e Kosovës as për ratifikim”, ka thënë Kurti.