Sërish vatra zjarri në Suharekë, intervenojnë zjarrfikësit

Kohëve të fundit Komuna e Suharekës është përballur me zjarre të njëpasnjëshme.

Por që fatmirësisht pa dëme të mëdha, falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve.

Shpërthim të zjarrit pati edhe gjatë ditës së sotme në fshatin Savrovë.

Kështu kanë njoftuar vetë zjarrfikësit përmes rrjetit social Facebook.

Ata po ashtu treguan që zjarri është lokalizuar dhe nuk ka dëme.