Shqipëria është goditur sërish sot nga një tërmet tjetër.

Sipas organizatës shkencore EMSC, ky tërmet është i shkallës 3.8.

Ky është tërmeti i dytë në vitin që sapo hymë. Disa orë më parë, Shqipërinë e goditi një tërmet 4.2 shkallë.

Ndërkohë që më 26 nëntor të vitit që sapo lëmë pas, Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 shkallë, ku la të vdekur 51 persona, qindra të plagosur dhe mijëra shtëpi dhe ndërtesa të rrënuara.

Minor #earthquake (#σεισμός, #tërmet) shakes Albania 4 min ago. Map of eyewitnesses' felt reports: pic.twitter.com/05M1ArPt5q

— EMSC (@LastQuake) January 1, 2020