Sërish tensione? 19 avionë ushtarakë kineze futen në hapësirën ajrore të Tajvanit, autoritetet në alarm

Tajvan pretendon se plot 19 avionë ushtarake kineze fluturuan në hapësirat ajrore të saj. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes në Tajvan.

Taipei është ankuar për më shumë se një vit për misionet e përsëritura të forcave ajrore të Kinës pranë ishullit.
Kina e sheh Tajvanin demokratik si një provincë të shkëputur të sajën, por Tajvani e sheh veten si një shtet sovran.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se misioni i së dielës nga forcat ajrore kineze përfshiu katër bomba H-6, të cilët mund të mbajnë armë bërthamore, si dhe një aeroplan anti-nëndetës.

Pekini shpesh nis misione të tilla për të shprehur pakënaqësinë ndaj komenteve të bëra nga Tajvani.
Në qershor, ai dërgoi 28 avionë ushtarakë në ADIZ, inkursioni më i madh i raportuar nga Tajvani deri më sot.

Më 24 janar, një mision i ngjashëm pa 15 avionë që hynin në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, ndërsa më 12 prill, Tajvani raportoi 25 avionë.
Nuk është e qartë se çfarë e shtyu misionin e fundit.

Megjithatë, javën e kaluar ministria e mbrojtjes e Tajvanit paralajmëroi se forcat e armatosura të Kinës mund të “paralizojnë” mbrojtjen e Tajvanit dhe se kërcënimi kinez po rritet.

(BalkanWeb)