Sërish sulme me shok-bomba në veri, një u hodh mbrëmë afër stacionit të policisë

Dy shok-bomba janë gjuajtur në orët e vona të së premtes në Mitrovicë të Veriut.

Zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se njëri shpërthim ka ndodhur në afërsi të stacionit policor dhe tjetri në qytet.

“Mbrëmë kanë ndodhur dy shpërthime pas gjuajtjes me shok bomba. Njëri shpërthim ka ndodhur në afërsi të stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, dhe tjetri në qytet. Policia ka pasur shtrirje në gjithë veriun dhe situata është qetësuar”, ka deklaruar Elshani.

Sipas tij, situata është e qetë.