Sërish rritet numri i të vdekur në Itali brenda një dite!

Italia ka regjistruar të hënën 636 vdekje të reja, apo rreth 100 më shumë sesa një ditë më parë, ka thënë Agjencia për Mbrojtje Civile, ndonëse numri i rasteve të reja me koronavirusin e ri ka rënë dukshëm.

Numri total i të vdekurve në këtë shtet nga virusi ka arritur në 16,523, çka përbën shifrën më të lartë në botë.

Numri i rasteve të reja të infektuara me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi është rritur për 3,599 apo 132,547, në total, ndonëse kjo është shifra më e ulët për të cilën është raportuar nga 17 marsi.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara janë kthyer në epiqendër të përhapjes së kësaj sëmundjeje, pasi është raportuar për 338,995 persona të infektuar dhe 9,683 të vdekur.

Spanja është vendi i dytë i prekur më së keqi nga koronavirusi, pasi në këtë shtet është raportuar për 135,032 persona të infektuar dhe 13,169 të vdekur.