Sërish numër rekord i rasteve të reja me koronavirus në këtë shtet

Çekia regjistroi 2,394 raste të reja me koronavirus, shifër kjo që shënon rritjen e dytë më të lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, transmeton ballkani.info

Që nga muaji mars në Çeki janë regjistruar 53,158 raste të të infektuarve.

Autoritetet kanë rivendosur disa masa për të parandaluar përhapjen e virusit, duke përfshirë mbajtjen e maskës dhe nga sot do të ketë edhe kufizime më të rrepta në orët e punës për baret dhe restorantet. /Ballkani.info/