Nga 5 mostra që janë marrë, të gjitha kanë qenë me rezultat negativ. Pra nuk e kanë virusin Covid-19.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.
“Situata është përmirsuar falë angazhimit të të gjithëve, mirëpo unë ju falenderoj sinqerisht juve qytetarë të nderuar. Na duhet edhe pak kohë e më shumë vemendje e kujdes. Na ka mbetur edhe pak dhe bashkë do të fitojmë. Respektoni me çdo kusht e vullnet rregullat e institucioneve shëndetësore”, ka shkruar Muharremaj.







