Sërish kaos në Beograd, protestuesit e sulmojnë brutalisht liderin opozitar serb VIDEO/FOTO

Edhe sonte po mbahen protesta massive në Beograd si kundërshtim për masat paralajmëruese të qeverisë serbe që do ta kufizonin lëvizjen për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus.

Por, që në fillim të protestës gjërat kanë eskaluar. Një pjesë e protestuesve e kanë sulmuar liderin opozitar serb, Sergej Trifunoviq para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, shkruan Ballkani.info.

Në rrjetet sociale janë postuar video dhe fotografi të Trifunoviqit të gjakosur në kokë.

Sipas gazetarëve që raportojnë nga vendi i ngjarjes, shumë protestues janë sulur drejt tij.

Protestuesit e kanë sulmuar atë duke tentuar që ta largojnë nga demonstrate.

Trifunoviq, sipas videove të publikuara në Twitter, është sulmuar nga një fotograf, i cili e ka goditur atë me fotoaparat.

Por, jo shumë gjatë, ai është kthyer sërish në protestë.

Protestata kundër Vuçiqit kanë shpërthyer mbrëmë në Beograd, ku protestuesit kanë hyrë edhe në Kuvendin e Serbisë.

Nga kjo përplasje kanë mbetur të lënduar dhjetëra policë e protestues.

Vuçiq sot në konferencë për media ka thënë se ka informacione se ka pasur shërbime të huaja që e kanë ndezur protestën dhe se kjo bëhet me qëllim të dobësimit të pozicionit të Serbisë para takimit në Bruksel me kryeministrin kosovar, Avdullah Hoti.