Para pak minutash ka pasur sërish të shtëna në rrugën “Evlia Qelebia”.
Persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shkrepur plumba në drejtim të një shtëpie.
Dëshmitarët i kanë thënë “Jepi zë” se gjuajtjet ndodhën në vendin e njëjtë ku u raportua para 3 orësh.

Ndërkohë, Policia që po patrullonte në atë zonë nuk ka arritur të kap të dyshuarit.
Kujtojmë se rreth orës 13:30 ndodhi një tjetër shkrepje armësh në rrugën e njëjtë.







