Sërish dëgjohen të shtëna, njësia speciale e pranishme në Skenderaj

Në Skenderaj po vazhdon atmosfera e zhurmshme pas fillimit të numërimit të votave.

Në disa raste janë dëgjuar të shtëna, ndërkaq Klan Kosova raporton se njësitë speciale janë të pranishme në qytet.

Ndryshe në Skenderaj rezultati i tanishëm është: 58.99% për kandidatin e PDK-së, Fadil Nura kurse 37.80% është rezultati i Bekim Jasharit.