Sërish Butrinti, 24 orë më shumë se 1.3 milion klikime

“Si përpara” ishte kënga më e re e Butrint Imerit, të cilët ai e lansoi të premten

Butrint Imeri ka vazhduar me rekorde edhe me këngën e tij më të re.

Këngëtari dje lansoi këngën e tij më të re, “Si përpara”, një këngë që ka marrë më shumë se 1.3 milionë klikime gjatë ditës së djeshme.

Klipi i Butrintit, i cili është realizuar nga Valon Aziri deri me tani ka marrë më shumë se 1.3 milionë klikime brenda 24 orëve dhe kënga është bërë virale në pothuajse të gjitha rrjetet sociale.

Butrinti ka paralajmëruar se pas kësaj kënge do të sjell edhe dy këngë tjera të reja.