Sërish aksident i rëndë, kësaj here në Istog – 7 të lënduar FOTO

Sot rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë në Istog.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për media për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar 7 persona.

“Sot rreth orës 17:30, policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të komunës së Istogut. Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë. Mirëpo, sipas ekipit mjekësor, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.