Publiku i “San Paolos” i bëri homazhe Davide Astorit.
Sapo u mbyll minuta e 13-të e takimit Napoli-Juventus (Astori mbante numrin 13 në fanellë), loja u ndal për disa momente për të kujtuar ish-futbollistin e Fiorentinës, që u nda jeta një vit më parë, në moshën 31-vjeçare, për shkak të një problemi në zemër, në prag të sfidës Udinese-Fiorentina.
Tifozët dhe pjesëtarët e të dyja skuadrave duartrokitën për disa çaste për nder të Astorit.
Në fakt, ky gjest është përsëritur në të gjitha sfidat e javës së 26-të të Serie A, teksa shumë nga lojtarët, miq të Astorit, nuk i përmbajtën lotët, madje edhe në fushën e blertë, siç ishte rasti i Ilicicit.
Në orët e fundit të 3 marsit të 2018-ës Astori u nda nga shokët e skuadrës, ndërsa mengjesin e ditës tjetër u gjet i pajetë në dhomën e tij.









