Tashmë ka raportime për atë se si do të vazhdojë kampionati elitar i futbollit italian.

Serie A ka mbetur mbrapa me xhirot, pas shpalljes së gjendjes emergjente, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Kampionati italian është suspenduar deri më 3 prill, por duket parë se si virusi po përhapet në Itali, raportimet thonë se suspendimi do të zgjasë deri më 9 maj.

Kështu, skuadrat do të vazhdojnë të luajnë deri në mesin e korrikut.

Në këtë rast, lojtarët që janë të huazuar deri në qershor dhe ata që bëhen agjentë të lirë, do t’iu vazhdohet kontrata deri në fundin e sezonit 2019/20.