Serbja që e mori fletëqortimin e parë, thotë se nuk planifikon ta riregjistrojë veturën në RKS

Policia e Kosovës raportohet se e ka dhënë qortimin e parë për një veturë me targa ilegale.

Sipas raportimit të portalit serb, “Kosovo Online”, një qytetareje serbe në veri të vendit i është lëshuar fletëqortimi në vendkalimin kufitar në Jarinje.

Ajo ka thënë se zyrtarët policorë i kanë dorëzuar asaj një fletqortim për riregjistrimin e veturës me targa RKS.

Komunitetet pakice / Komunitetet pakicë në Kosovë të përjashtuar nga tregu i punës, pothuajse 90 për qind të pa punë

Më tej, ajo ka thënë se nuk planifikon ta regjistrojë veturën në RKS dhe se është në pritje.

Kujtojmë se nga sot ka filluar pjesa e parë e vendimit të Qeverisë së Kosovës, që është qortimi i drejtuesve të veturave me targa ilegale.