Serbit të arrestuar për krime lufte i caktohet paraburgimi prej 30 ditësh

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim serbit të arrestuar për krime lufte, Goran Stanishiq.

Stanishiq është arrestuar të shtunën dhe ai dyshohet se ka kryer krime luftë në vitin 1999 ndaj popullësisë civile.

Ai është nga fshati Gushtericë, ndërsa u arrestua në pikëkalimin kufitar në Jarinë, shkruan Ballkani.info.

Mbrojtësi i tij, Miro Deleviq, ka thënë se Stanishiqit i është caktuar masa e paraburgimit në mënyrë që ai të jetë i pranishëm gjatë hetimeve, pasi që gjykata nuk ka pranuar mbrojtje në liri në këmbim të dorëzanisë. /Ballkani.info/

loading…