Zveçan

Serbit në Zveçan i gjenden ëmbëlsira pa dokumente në automjet, arrestohet

Një serb në Zveçan është arrestuar të hënën nën dyshimin për kontrabandë të mallrave.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor pasi që në automjetin e tij janë gjetur ëmbëlsira pa dokumentacion përkatës dhe dyshohet që janë të kontrabanduara nga Serbia.

Policia bën me dije se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa automjeti me mallra do të dërgohet në terminal doganor.

VIDEO BONUS: